“Diferenca je ti”, Elsa Lila rikthen në skenë Pirro Çakon

“Finalmente Elsa” do të titullohet koncerti i parë recital i artistes së mirënjohur shqiptare, Elsa Lila, tek i cili këngëtarja thotë se do të këndohen shumë këngë që e kanë shoqëruar përgjatë viteve të karrierës.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, artisja Elsa Lila është shprehur se në koncertin recital do të jenë instrumentistët më të mirë italianë, si dhe ka zbuluar që skenën do të ndajë me artistin Pirro Çako në këndimin e këngës “Diferenca je ti”.

“Do të jenë instumentistët më të mirë italianë të muzikës, janë 7 elementë të bandës, çdo gjë do të jetë live dhe jam shumë e lumtur që do të kem mundësinë të punoj me këta instumentistë që janë shumë fantastikë, çdo gjë e japin prej vetes. Nuk mund të mos këndoja “Diferenca je ti” dhe Pirro u tregua shumë xhentil dhe pranoi ftesën time dhe do të jetë i pranishëm. Pas vitit 2007 do të këndojmë së bashku “Diferenca je ti”, shprehet Elsa Lila.