Ursula Corbero, ose Tokio siç të gjithë e njohim prej serialit të Netflix “La Casa de Papel”, është një nga personazhet më të famshëm spanjollë me më shumë se 20 milionë ndjekës në Instagram.
Tani, Ursula po merr një rol të ri, si Ambasadorja e re Globale e Shiseido dhe protagoniste kryesore e fushatës “Power Is in You”, e cila së bashku me Megan Rapinoe dhe Hikaru Utada, synon të fuqizojë njerëzit në të gjithë botën duke theksuar fuqinë e bukuria e brendshme që mund dhe ndryshon shoqërinë për mirë.
“Bukuria vjen nga humori pozitiv. Është një ndjenjë energjie, një ndjenjë gjallërie. Nëse doni diçka shumë, duhet ta provoni. Nëse bëni një gabim, kujtoni se jeta nuk është perfekte. Në fund të fundit, as bukuria nuk është perfekte”, thotë Ursula.
Fushata “Power Is In You” kërkon të fuqizojë secilin prej nesh të lirojë energjinë e brendshme, të aktivizojë bukurinë tonë dhe ta përdorë atë si një forcë të bukur në botë.
Përmes fushatës, Shiseido zbulon Ultimune-n e ri, serumin #1 kundër plakjes me përbërje të përtërirë, të fuqishme dhe teknologji inovative, e cila premton veprim të dyfishtë kundër plakjes për lëkurë më të shëndetshme dhe më të forte, tani dhe në të ardhmen./albeu.com
https://youtu.be/7V2HPhsfpk4