Vajzat hoqën dorë nga mbiemri i tij, miqtë e Brad Pitt: Ai është i shkatërruar!

Brad Pitt pak ditë më parë u përball me zgjedhjen e vajzës së tij Shiloh për të hequr dorë nga mbiemri i tij. Ajo ndoqi shembullin e vëllezërve dhe motrave të saj dhe dorëzoi dokumentet e nevojshme kur ajo mbushi 18 vjeç, për t’u quajtur vetëm Shiloh Jolie, pa Pitt.

Sipas rrethit të ngushtë të miqve apo familjarëve, aktori thuhet se është prekur shumë nga veprimi i të bijës madje siç janë shprehur ata për mediat e huaja, ai është “i shkatërruar”, por nuk do t’i bëjë presion asnjërit prej fëmijëve të tij që të ndryshojë mendje.
“Ai e sheh këtë veprim si më shumë se thjesht një ndryshim mbiemri. Ishte një simbol i një largimi më të thellë që ka lindur prej vitesh,”tha personi që njeh Pitt.

Dhe 15-vjeçarja Vivienne ndryshoi gjithashtu mbiemrin. Sipas OK Magazine, adoleshentja tani figuron në dokumentet e identifikimit si Vivienne Jolie.

Një burim i afërt me Jolie tha: “Është për të ardhur keq. Ata nuk duan të bëjnë asgjë me Brad-in. Kanë vendosur t’i qëndrojnë sa më larg”.

Ish-truproja e familjes, Tony Webb, la të kuptohet se aktorja 48-vjeçare dhe nëna e gjashtë fëmijëve mund të jetë përgjegjëse, pasi në dokumentet e reja ligjore në lidhje me betejën e saj me Pitt për kantinën Miraval, Webb pretendoi se një nga punonjësit e saj njëherë e dëgjoi atë teksa përpiqej të bindte fëmijët që të shmangnin të atin.


Shtuar 12.06.2024 15:04