Vajza e bashkëshortit të saj feston ditëlindjen, Zaimina Vasjari bën këtë gjest në Instagram (FOTO LAJM)

Zaimina Vasjari këngëtarja dhe tashmë bisnesmenia e famshme, është nënë e një vajze 3 vjeçare, Khloe, e cila ka edhe 2 motra nga i ati.

Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj teksa herë pas here ndan edhe foto e video në Instagram ku duket mbi të gjitha edhe mjaft e përkushtuar.

Sot vajza e madhe e Klodit, Jennifer feston ditëlindjen dhe urimi i Zaiminës nuk mungoi.

Ajo publikoi një foto të vazjës së saj Khloe me Jennifer gjatë pushimeve të kësaj vere që i kaluan bashkë dhe e uron në emër të vogëlushes:
“Gëzuar ditëlindjen, gëzuar motrës time të madhe”.

Jennifer e ka shpërndarë urimin dhe gjithashtu ka shprehur dashurinë për motrën e vogël./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 11:14