Ardian Çela: Nuk do të ketë rritje çmimesh për ata që furnizohen nga OSHEE

Menaxheri i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme ka thënë se abonentët që furnizohen nga OSHEE nuk do të kenë rritje të çmimit të energjisë.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme”, tha Çela./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 11:15