“Unë me burrin gjuajmë vajza së bashku”, Linda Halimi habit me deklaratën

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip Kosova” këngëtarja e njohur Linda Halimi ka saqruar njëherë e mirë debatin me konkurentin, Azem Gagica.

Ky i fundit prej ditësh është përfolur se po flirton brenda shtëpisë me artisten, ndërsa ajo tregoi se banori i kishte thënë që do dilnin çift së bashku nga shtëpia.

E teksa në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë, në një moment Linda u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që të ketë flirte brenda shtëpisë, ndërsa tregoi se ka raste kur bashkë me burrin e saj, Davon Edwards, “gjuajnë” vajza së bashku për shaka.

“Më ka thënë që do dalim çift nga këtu. Puna e këtij është me ngjujtë dhe puna ime është me pranu ose me rezistu. Nuk jam kundra Azemit për shakatë që bën. Unë me burrin tim gjuajmë goca së bashku për shaka”, tha Linda.

Nga ana tjetër konkurenti tha që e ka tipin kështu dhe thjeshtë ka bërë shaka.

“Nuk jam futur këtu për t’ia ngjujtur askujt. Po flirt e kam personazhin kështu. Ne kemi bërë shaka dhe unë kam menduar se ti i kupton. Unë kam një energji pozitive dhe kam dëshirë të flas dhe nëse kjo kuptohet me ja gjut siç po thoni ju.”– tha Azemi.


Shtuar 28.10.2023 13:06