Pamje nga ceremonia: Festë e gëzim në familje, Sandër Lleshaj marton vajzën (FOTO LAJM)

Ish-ministri Sandër Lleshaj ka martuar vajzën e tij, Dorotheas. Fotot nga ceremonia martesore e zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës janë postuar nga ish-boksieri i njohur Luan Krasniqi.

Siç mund t’a shihni edhe në fotot e bashkëngjitur lajmit, ish-ministri Lleshaj i njohur për natyrën serioze të tij, duket shumë i buzëqeshur në krah të vajzës së tij e veshur nuse.

Nusja, duket se ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në Kishë dhe një për pritjen më vonë.

“Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër.

Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme’- shkruan ish-boksieri në Instagram. /albeu.com/

 


Shtuar 8.06.2021 18:10