Kledi Hysa ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eleminimit. Ai zbuloi se gjatë gjithë qëndrimit në “Big Brother VIP” ka mbajtur në dorë byzylykun e Khaoulës.
“Ajo ka pasur një kod që asnjë tjetër nuk e ka kuptuar dhe dua ta them tani. Ky byzylyk është i Khaoulës, ma ka dhënë ajo. Mbase ka fjalë që kanë dalë jo siç kam dashur unë, por në çdo live show e kam mbajtur, si sinjal për t’i thënë që ti je e imja. Unë kam qenë i pastër me veten, kam qenë i pastër dhe Khaoula e di”, tregoi Kledi.
Të lidhura
None found
Modeli tha se ka folur me Khaoulën pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe kur të shkojë në Austri do ta takojë që të sqarohen.

