Buçko, si një kuzhinier në profesion, ka qenë mjaft i angazhuar në pjesën e gatimit në “Ferma VIP”.
Ai herë pas here u ka shërbyer fermerëve të tjerë me gatime të shumëllojshme, punë që vetëofrohet dhe e bën me shumë pasion.
Por sot, Buçko është mërzitur me këngëtaren Elsa Lila, pasi kjo e fundit nuk e ka lejuar të hyjë në kuzhinë dhe të hap tenxheren e groshës.
Ky veprim, që e ka stresuar së tepërmi, fermeri e ka ndarë në një bashkëbisedim me Florian Agalliun. Ky i fundit i jep disa këshilla të vyera për sjelljet e tij, ndërsa mes humorit, në momentin që vjen Mariana, Flori i thotë se Buçko donte të linte fermën.
Këtëbatutë, e ka pasur edhe vetë Buçko, i cili shtoi se do e merrte këtë vendim pasi u mërzit shumë me veprimin e Elsës.