Fermerët në ankth kush do eliminohet, Dijonisi: Rigelsa nuk del, do jetë deri në finale me mua

Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dhe eleminimin e të premtes.

Në faktë ky është një rreng i Agait, pasi nuk do të ketë asnjë që do të largohet nga ferma, por do të shpallet i preferuari nga publiku. Xhesika është shprehur se mund të dali Rigelsa. Nga ana tjetër Buçko mendon se dhe Roberti mund të dal, nuk do të ishte çudi.

Diskutimi:

Dijonisi: Rigelsa ka për të shkuar në finale. Nuk ka për të dal Rigelsa

Xhesika (i drejtohet Rigelsës): Në këto lloj formatesh duhet të bësh ca gjëra, ke edhe dy ditë kohë. Po pse mendon ti se nuk do dalësh?

Rigelsa: Sepse sfida e fermës nuk është të bësh muhabet. Unë kam shkuar tek kafshët, kam qenë gjithmonë gati për sfidat. Kam lidhur shoqëri me ato që un doja te lidhja shoqëri

Xhesika: Me kë?

Rigelsa: Me dijonisin, me Buçkon, me Baby G, me Marianën, me Nikon , me ty

Dijonisi: Mua nuk më bëhet qejfi për asnjë fermerë që do dali. Ti Rigelsa nuk del, po t’a them unë nuk del. Do jesh deri në finale me mua

Baby G: Do dali Dijonisi se nuk është shumë vetvetja, nuk ndihet, nuk flet shumë

Buçko: Nuk çuditem nëse do dali Roberto, ose Mariana

Xhesika: Roberti është super personazh.


Shtuar 27.03.2024 23:30