Luiz Ejlli po pret momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Banori më i komentuar në ‘Big Brother VIP Albania’ po e kërkon me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona.
Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf të zi, saqë lutet në gjunjë.
Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.
“Një herë e dua Zarfin e Kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Një herë me ma dhanë. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4. Nuk ma bëjnë të thjeshtë”.
Duke komentuar mundësitë e Vëllait të Madh për të dërguar disa persona në nominim, Luizi përmendi edhe Kutinë e Pandorës. Ai tha se nëse i vjen ky rast, mund të hapë të parin zarfin e zi.
“E bukura është kur të shkoj te Kutia e Pandorës e të them jo Arbana nuk më bën zemra me e hap. Unë hap të ziun të parin”.