U “kryqëzua” nga rrjeti, reperi nuk ndalet dhe tregon procesin e “lindjes” (VIDEO)

Reperi Lil Nas X i habiti të gjithë kur publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Ai i përdori për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri dhe zbuloi se “Montero”, do të publikohej në 17 shtator.

Madje, ai organizoi edhe një “baby shower”, tipike për të festuar ardhjen në jetë të një fëmijë.

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi, sepse reperi ka publikuar sot albumin e tij, sigurisht duke vazhduar me idenë e “bebit”. Ai ka publikuar foto e video nga salla e lindjes, dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar “Montero erdhi”, referuar albumit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)


Kjo është pa dyshim një nga mënyrat më të guximshme, e njëkohësisht kreative, për të promovuar një projekt të ri.

Reperi ka treguar për “People” se “frymëzimin” për këto foto e mori fillimisht nga një varg i Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime”.


Shtuar 17.09.2021 12:56