U bënë prindër të një vajze, Mariza Ikonomi publikon FOTO-n e parë krah partnerit

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe partneri i saj, Blendi Greço pak muaj më parë u bënë prindër të një vajze.

Artistja mbajti të fshehtë si lidhjen e saj të dashurisë ashtu edhe shtatzëninë.

Ndërsa në Ditën e Babait, këngëtarja Mariza Ikonomi ka publikuar foton e parë krah partnerit.

“Gëzuar ditën e babait, partneri im i përjetshëm në krimin (prindëror)! ????????

Gezuar babin me te mire !!!”, shkruan ajo, krahas imazhit bardh e zi.


Shtuar 17.06.2024 13:57