Orinda Huta feston ditën e sotme ditëlindjen dhe kjo është një nga më të veçantat për të pasi është mami i Atarës.
Me këtë “titull” e ka uruar edhe partneri i saj, Turi Orindën në Instagram.
“Edhe 100 o mami i Atares”, ka shkruar Turjani, por muhabeti çalon te foto.
Ai ka zgjedhur një foto shumë të këndshme të Orindës duke ushqyer të bijën, por në fak kjo foto është shumë larg asaj ç’ka jemi mësuar të shohim në këto raste. Psh do ishte më e pranueshme një mami e kuruar në detaje që ushqen të bijën.
Këtë detaj, Xhemi Shehu ia ka vënë në dukje Orindës duke komentuar:
“Merri nje Nokia qe mos te beje me foto ky”.
Orinda është plotësisht dakord dhe ia kthen:
“Vetem Turjani mund te shkrep nje foto te tille me iphone 12 max. Ca te them! Me do keshtu me gushe me faqet si petull me syte sikur skam heq grimin edhe pse skam vene grim hic. Ca te them!”.
Ndërkohë që Turjani i qëndron mendimit të tij se Orinda është shumë e bukur në çdo moment./albeu.com/