Trondit këngëtari: Diva e muzikës botërore mund të humbë zërin përgjithmonë (FOTO LAJM)

Këngëtari Joe Elliott ka deklaruar se diva e muzikës, Adele mund të humbasë zërin e saj gjatë qëndrimit në Las Vegas.

Në një intervistë për “Daily Star”, ai u shpreh se nxehtësia e thatë në qytetin përvëlues mund të ndikojë te kordat e saj vokale. Gjithashtu Joe i kërkoi këngëtares të investonte në disa pajisje të mira për ta mbajtur zërin në gjendje të mirë.

Adele ka patur gjithmonë probleme me kordat e saj vokale. Në vitin 2011,  iu nënshtrua një operacioni, ndërsa në 2017, ajo u detyrua të anulojë dy koncerte.

Kujtojmë se ajo arriti para pak viteve majat e muzikës botërore me disa prej këngëve të saj./albeu.com/


Shtuar 20.01.2022 21:13