“Non grata”, Berisha “dy fjalë” Blinkenit: Sekretari i Shtetit më lëndoi dinjitetin dhe nderin duke shpifur

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se sekretari amerikan i shtetit I lëndoi dinjitetin dhe nderin me vendimin për shpalljen non grata, që sipas tij është i bazuar kryekëput në shpifje.

Komentet Berisha i bëri në emisionin Rtv Ora, ku risolli në vëmendje dy vendimet më të rëndësishme të tij, angazhimin në politikë dhe rikthimin pas tërheqjes.

Berisha u shpreh se ndihet më i motivuar se kurrë, njësoj si 32 vite më parë për të vijuar betejën që ka nisur.

“Ndjehem realisht më i motivuar se kurrë ose pothuajse njëlloj i motivuar si 32 vite më parë, kohë në të cilën mora vendimin më të rëndësishëm të jetës time të dal nga guacka e konformizmit që shoqërohej nga një karrierë e lakmueshme për kohën, shoqërohej me kushte jetese normale por me një mungesë të dinjitetit njerëzor. Kjo bëhej çdo ditë e më e papranueshme sepse të tjera flisnim dhe të tjera mendonim. Ishte një dyzim i karakterit njerëzor. Albert Anjshtanji e quan më shkatërrimtar se fuqinë nukleare për karakterin njerëzor. Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se sekretari i shtetit lëndoi dinjitetin tim, nderin tim me njëvendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua”, u shpreh Berisha./albeu.com/