“Do zë hundët”, Astrit Patozi tregon nëse mbështet Bashën apo Berishën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar situatën më të fundit në Partinë Demokratike pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha.

I ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, Patozi është shprehur se nuk është simpatizant as i Bashës as i Berishës, por sipas tij, kur bëhet fjalë për përballjen me Ramën, ai mbështet opozitën.

“Mes Bashës dhe Berishës nuk zgjedh asnjërin. Do zë hundët dhe do e pranoj si opozitë të bashkuar. Por mes Edi Ramës dhe tyre më mirë zgjedh opozitën. Nuk më takon” tha Patozi.

“Beteja e sotme është selia e PD. Ka vlerë. Se Sali Berisha edhe nëse ka shumicë dërrmuese në 6 mars, prapë juridikisht PD e ka të vështirë që ta pushtojë. Mbështetësit e tij janë ndarë nga Basha me betejë fizike dhe duan një trofe. Ku po shkojnë. Sali Berisha e ka të nevojshme tu japë diçka atyre. Po pastaj përtej 6 marsit? U kam sugjeruar që të pranojnë të ndahen”, ka shtuar ai.

Për Patozin, nëse në PD nuk bashkohen forcat atëherë i humburi është Sali Berisha.

“Kjo do prodhoj dy parti. Se Meta e Nano ditën që të ndahen në kohë. Vota ka rrjedhur tani ku këta ishin bashkë dhe nuk fituan dot. Pra problemet e brendshme që sot ishin në sipërfaqe kanë pasur rolin e tyre edhe në 25 prill. Sot nuk kanë cfarë të ruajnë. Tani duhet të mbyllin këtë betejë të ribashkohen. Nëse nuk e bëjnë vetëm Berisha është i humbur. Se Berisha sot është në rrugë. Fakti që Meta e njeh si përfaqësues të opozitës nuk e ndihmon”, përfundoi Patozi./albeu.com/

Shtuar 20.01.2022 21:04