Dita e sotme ka nisur me një lajm tragjik për ekranin shqiptar.
Artistja shqiptare, Hueyda El Saied është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.
46-vjeçarja do të mbahet mend për ekranin shqiptarë si një figurë shumë e dashur dhe karizmatike. Nënë e një vogëlushi 6 vjeçar, Gabrieli.
Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.
Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private.