“Ti mua më mund pa nder, po nuk ka gjë”, Flori-Buçkos: Ty të dua në finale unë

Në bisedë me Buçkon, Flori i ka thënë se nëse do i jepej mundësia Valerin do e nxirrte të parin. Kujtojm se Flori prej disa ditësh ka pasur përplasje të herë pas hershme,me të për shkak edhe të punëve të fermës.

Ndërkohë që në finale, aktori do të dëshironte Buçkon, me të cilin ka raporte të mira, jo vetëm Flori, por të gjithë fermerët e tjerë.

“Valer, mos më rraftë të kem ndonje gjë në dorë. Direkt për të dalë. Unë të humb para atij? Kurrë…ti mua më mund pa nder, po nuk ka gjë, ndërsa ty të dua në finale unë”, tha Flori.


Shtuar 12.04.2024 16:46