Thyen heshtjen pas shumë javësh, ish-finalistja e BBVK: Ja çfarë bëra sapo dola

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, në emisionin Sol të Klan Kosovës ka dhënë intervistën e parë që nga dalja e saj nga shtëpia më e madhe në vend.

Aktorja tregoi se çfarë ka bërë në këtë periudhë kur ka vendosur të qëndrojë larg syrit të mediave.

“Kam dashtë të marrë kohë për veten time, të merrem me veten time, edhe me njerëzit e mi që pritën jashtë. Sepse ata më kanë parë, duhesha të informohesha se si ishte familja ime, shoqëria, por edhe mu dashtë të merrem me veten time dhe shpirtin tim”, ka thënë Kolami.


Shtuar 16.03.2025 15:52