Tashmë është bërë një traditë në emisionet e Top Channel të jenë të ftuar protagonistët e emisionit Përputhen e për më tepër në Top Arena-n e Maushit nuk mungojnë asnjëherë.
Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emision ka qenë Jasmina e cila është pyetur edhe për personazhet e “Përputhen” dhe përsa i përket Sindit ajo tha se nuk ishte në preferencat e saj përsa i përket stilit të veshjes.
Nuk ka vonuar shumë dhe Sindi ka sulmuar Jasminën në Instagram duke i treguar se ajo ka veshur të njëjtin fustan që Sindi e ka veshur që në muajin dhjetor.
“Jassss po kemi veshur edhe të njëjtin fustan, unë këtë e kam veshur në dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqej stili im i veshjes. Të puc se ti e di që të kam xhan”, shkruan Sindi./albeu.com/