Olta Gixhari ka treguar në çdo dalje të saj nevojën e protagonizmit, të cilin nuk e ka të vështirë ta fitojë.
Edhe si anëtare e jurisë në Dancing ëith The Stars ajo ka qenë ndër më të komentuarat.
Por mbrëmjen e djeshme, sjellja e aktores ndaj kryetarit të jurisë ka habitur publikun e gjerë.
Fillimisht, kur Iliri pati një problem me mikrofonin, dhe pasi kjo situatë u zgjidh Olta nguli këmbë që balerini të fliste nga mikrofoni i saj dhe Iliri i plotësoi dëshirën.
Por teksa ky i fundit komentonte kërcimin e Juliana Nurës, Olta u ngrit në këmbë duke demonstruar lëvizjen që kërkoi Iliri, por të pasmet drejtuar atij nuk u dukën aspak hijshëm në ekran.
Videot padyshim që nisën të bëjnë xhiron e rrjetit menjëherë pas spektaklit./albeu.com/