“Tensionet në Prishtinë po rriten”, Drake përmend Kosovën në hitin e tij të ri

Drake artisti kanadez ka publikuar në albumin “For All The Dogs” këngën e tij më të re me titull “Polar Opposites”, ku përmenden dhe ngjarjet e Kosovës së ditëve të fundit. Albumi përmban 23 këngë dhe Drake, duket i frymëzuar nga kryeqyteti i Kosovës. Në një prej rreshtave e përmend edhe kryeqytetin kosovar, Prishtinën.

“Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, shkruan reperi.

Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi i reperit për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij, megjithatë duket qartë se vargjet i dedikohen një personi.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Kjo pasi në vitin 2012, Drake kompozoi për të këngën e famshme “R.I.P.”, i cili njëherësh hiti i parë solo në karrierën e këngëtares shqiptare.


Shtuar 7.10.2023 08:22