Tea nuk gjen rehat me look-un, bën një tjetër ndryshim drastik (FOTO LAJM)

Tea Trifoni, prej muajsh po mban “kupën” e gjithë vëmëndjes të publikut shqiptar.

Tea u bë ë famshme nga programi “Përputhen” ku fillimisht tërhoqi gjithë pëlqimin dhe dashamirësinë e ndjekësve të saj, por për shkak të skandalit e gjithë kjo ju kthye mbrapsh.

Ish-konkurrenjta dhe Andi pretenduan të dilnin si çift nga emisioni, por kjo gënjeshtër jetoi vetëm pak ditë dhe më pas u bë publike lidhja e saj me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Kur rrjeti u tejmbush me fotot e çiftit dhe dukej se dashuria po triumfonte, çifti zbuloi papritur se janë ndarë dhe romanca e tyre përfundoi më shpejt se ç’nisi, shkruan Albeu.com.

Gjithë këto ngjarje e vunë Tean në qendër të vëmendjes.

Por për të folur për një aspect tjetër të saj, ndryshimi fizik i Teas ka ecur paralelisht me çdo ngjarje që ka bërë bujë mediatike.

Fillimisht ishte aplikimi i balonit gastrik, i cili u bë edhe objekt bisede dhe shkak për sherrin e bujshëm me Shqipen. Më pas Tea eksperimentoi me ngjyrat e flokëve duke provuar në një kohë të shkurtër disa prej tyre.

Kur ndjekësit sapo u mësuan me Tean “kokë kuqe”, ajo surprizoi sërish dhe publikoi në rrjet ndryshimin e rradhës.

Tea nuk po preferon më bjonden, siç edhe u bë e njohur për publikun, por është kthyer në brune dhe gjithashtu ka zgjatur flokët./albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 10:29