Së fundmi Tea Trifoni ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me Andi Shehin, me të cilin doli së bashku nga emisioni “Për’puthen”. Gjatë një interviste ekskluzive për aplikacionin “Për’puthen”, ish-konkurrentja fillimisht ka kërkuar falje për lojën që ka bërë, e më pas ka thënë disa të vërteta të saj.
Ajo ka theksuar se në këtë lojë nuk ishte e vetme por së bashku me Andin. Për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj. Madje Tea u shpreh se Andi ka pasur të dashur kur ishin në emision.
Lidhur me këtë deklaratë kaq të fortë, Andi ka reaguar vetëm ditën e sotme përmes disa postimeve në “Instastory”.
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse edhe unë do jap variantin tim…”, shkruan ish-konkurrenti i “Për’puthen” në postimin e parë.
Më pas Andi prehet se kur të bëjë 300 mijë ndjekës në profilin e tij në “Facebook”, atëherë do të bëjë një reagim për fjalët e Teas.
“Në momentin që do të kem 300 mijë follow në faqen time në Facebook, do të bëj aty reagimin për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta”, shkruan Andi.