Princi William dhe Princi Harry po bashkohen për nënën.
Vëllezërit, marrëdhënia e të cilëve ka qenë e tensionuar përgjatë dy viteve të fundit, u mblodhën për të nderuar të rinjtë që punonin shumë në emër të nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana.
Princi William u takua me 10 përfitues britanikë të çmimit “The Diana Aëard’s Legacy Aëard” në Kensington Palace të mërkurën. Edhe Princi Harry foli me një grup tjetër fituesish nga e gjithë bota në një takim virtual të mbajtur nga shtëpia e tij në Montecito, Kaliforni.
Princat u bënë nderim të rinjve nga e gjithë bota, të cilët janë fitues të Çmimit Legacy,vlerësimi më prestigjioz që një i ri mund të marrë për veprimin e tij social ose punën humanitare që shpërndahet nga The Diana Award çdo dy vjet.