Efi ka qenë një nga vajzat më të komentuara në PërPuthen sa i takon pamjes së saj. E bukur, elegante dhe shumë joshëse Efi diti të marrë jo vetëm vëmendjen e publikut, por dhe të djemve në studio.
Këtë puntatë të emisionit, gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për të. Mevlani dhe Bledi, dy djem të cilët kishin shprehur pëlqimin për Efin dhe madje ishin në prag deklarimi, kanë shkëputur të dy njohjen me të.
Mevlani u shpreh se ende e pëlqente, por e dinte që do të zhgënjehej dhe për këtë arsye ishte më mirë të largohej që tani.
“Daç të dhembi, daç mos të dhembi, mendoj që po bën lojë, nuk ke asnjë pëlqim ndaj meje. Për të tjerët nuk më intereson se çfarë ke dhe kjo më ka bërë që njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf të jepem pas një personi që nuk i intereson për mua,” – u shpreh Mevlani.
“Ok ti e di, nuk është e vërtetë. Je frikacak,” – iu përgjigj Efi e cila tha se deri diku arrinte ta kuptonte Mevlanin dhe e besonte, ndërsa Bledin aspak.
Arjan Konomi tha se kjo nënkupton dështimin e rrugëtimit të Efit në PërPuthen për aq kohë sa dy djem të cilët e pëlqenin aq shumë hoqën dorë në të njëjtën kohë.
Koment që sigurisht u refuzua nga Efi, e cila dukej mjaftueshëm e acaruar pas situatës së krijuar në studio.