“Të padëshiruar”, zbulohen 2 personazhet e BBV 2 që Arbana Osmani nuk i ftoi në dasmë

Mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”ka qenë e ftuar Zhaklin Lekatari dhe Krist Dragoti, teksa kanë diskutuar për martesën dhe raportin që shqiptarët kanë me të.

Ndër të tjera vëllezërit Veshaj kanë ngacmuar të ftuarit e tyre duke i pyetur nëse Arbana i kishte ftuar në dasmën që pritet ta organizoj këtë fundjave në Itali.

Të lidhura

None found

Kristi dhe Zhaklina kanë pohuar se nuk janë të ftuar në dasmë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: A të kanë ftuar

Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar

Romeo: Po ti Zhak?

Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar

Donaldi: Po Arbri do jetë?

Zhaklina: Nuk e di

Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?

Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta

Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm

Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’

Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde

Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj