Të kuruar në detaje, si shkëlqyen djemtë dhe vajzat shqiptare në mbrëmjen e maturës (FOTO LAJM)

Pas gjithë stresit të provimeve të maturës dhe pasi morën përgjigjet e tyre, maturantët mezi presin të festojnë dhe të mbyllin ciklin 3-vjeçarë të gjimnazit me mbrëmjen më të famshme, atë të maturës. Masat anti Covid këtë vit janë lehtësuar dhe kjo është një arsye më shumë për të festuar.

Vajzat dhe djemtë janë kuruar në detaje, më kostume dhe veshjet më të veçanta ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit duke krijuar  kujtimet më të bukura për secilin.

Fotot në Instagram patjetër që kanë qenë në masë dhe Albeu.com ka zgjedhur disa foto nga fotograftë profesionist në Instagram S.H dhe S.B. të cilat mund t’I shihni në galerinë e mëposhtëme.

Maturantët që këtë vit bënë xhiron e rrjetit ishin djmetë në Kukës  me një performancë të veçantë hyrëse, imituar nga seriali anglez “Peaky Blinders”. Gjithashtu dhe dy propozime për martesë nga maturantët në Kamëz./albeu.com/


Shtuar 7.07.2021 11:36