BE kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator, reagon OSBE: Procesi të jetë transparent

Pas delegacionit të BE-së, edhe prezenca e OSBE/ODIHR në Tiranë ka mbështeur propozimin për votimin e kreut të AMA-s në shtator.

OSBE ka kërkuar që procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, në mënyrë që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

Reagimi i OSBE-së

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ne gjithashtu kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës duke theksuar nevojën për një organ të pavarur rregullator të mediave. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 11:35