Varianti “Delta” i koronavirusit, dyshohet për dy raste në Gjirokastër

Varianti Delta i koronavirusit dyshohet se ka mbërritur në vendin tonë. Dy rastet e para janë dyshohet se janë në qarkun e Gjirokastrës.

Bëhet me dije se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë.

Të dy rastet trajtohen në rregjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Shtuar 7.07.2021 11:39