Të gjithë në dyshime për lidhjen me Saimirin, Meri publikon pamjet romantike

“Love Story” u finalizua me sukses me dashurinë e Saimirit dhe Merit.

I njohur tashmë si “Princi Modern”, Saimiri zgjodhi mes Generdës dhe Merit këtë të fundit për të vazhduar jetën si çift jashtë emisionit.

Por dyshimet se aid he Generda kanë qenë të pranishme në rrjet si gjatë kohës kur transmetohej emisioni, por edhe me vonë kur Saimiri dhe Meri vazhdojnë të këmbëngulin se janë çift.

Edhe së fundmi, Meri ka treguar se në fakt vazhdon të jetë ajo partnerja e Saimirit dhe jo ndonjë tjetër.

Meri ka postuar sot në Instagram një video që ka bërë më herët me Saimirin dhe e ka shoqëruar në sfond me një këngë romantike. Këtë video e ka ripostuar Saimiri, që e ka shoqëruar me një disa emoji me zemra, që tregojnë se është i dashuruar. Teksa ndodhen larg njëri-tjetrit, dyshja duket se po mbajnë gjallë dashurinë e tyre me kujtime.

Kujtojmë se së fundmi në një intervistë për revista “Bordo”, Saimiri ka treguar se pas daljes nga emisioni ka zbuluar anën nevrike të Merit, që atë e bën të qesh, sepse sipas tij nuk i shkon. Ndërsa sa i përket Generdës, ai është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme që të takohet me të.

Shtuar 13.03.2021 09:03