Iu gjet drogë në banesë, 20-vjeçari e pëson keq bashkë me 3 miqtë e tij

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Tiranë pasi në banesën e tij është gjetur një sasi lëndësh narkotike.

 

Shtetasit M.H, 20 vjeç pas kontrollit të banesës së tij në rrugën “Njazi Meka”, i janë gjetur disa doza me kanabis, që janë sekuestruar nga policia.

 

Autoritetet kanë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim të krimit pasi B.G 25 vjeç, D.T, 20 vjeç dhe S.B 26 vjeç, pasi janë gjendur në vendodhjen ku policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 20 vjeçarit.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H.

 

: Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.03.2021 09:19