Të gjithë mendonin se Kim Kardashian kërkoi e para divorcin, por çfarë thotë Kanye West (FOTO LAJM)

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se pikërisht dje, më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Ditë më parë, Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

Lart e poshtë qarkullon versioni se Kim ka kërkuar e para ndarjen nga reperi.

Së fundmi, burimet pranë yllit të hip-hopit kanë treguar se ai është mërzitur nga lajmet që thomë se ishte Kim Kardashian ajo që kërkoi së pari ndarjen e tyre.

Thuhet se reperi, i cili iu përgjigj kërkesës për divorc “është jashtëzakonisht i bezdisur që historia po paraqitet sikur ajo do të divorcohet”.

“Në të vërtetë ai ishte duke thënë për një vit se ata nuk kishin asgjë të përbashkët përveç fëmijëve dhe se donte të qëndronte jashtë kësaj. Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shpëtuar martesën. Edhe para se Kim të bënte kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të më kontaktosh vetëm përmes sigurimit tim”, tha burimi.

Ndërkohë, thuhet se ish-çifti me famë botërore nuk flasin më me njëri-tjetrin.


Shtuar 19.04.2021 12:18