Armina Mevlani ka publikuar një tjetër seri pyetje-përgjigjesh dhe këtë herë na tregoi dy gjëra që nuk i dinim për të. Një ndjekës e pyet: “E dimë qe e do veten siç je (e bukur), por çfarë është e vetmja gjë që do doje të mos e kishe ose do doje ta ndryshoje?”
Armina nuk e mendoi dy herë përgjigjen, por me sinqeritet (pasi e falenderoi fansin për komplimentin) rrefeu: “Do doja mos kisha mjekër të dyfishtë dhe të kisha gjoks pak më të vogël, sepse shpina më dhemb shumë”.
Si të gjithë edhe Armina i ka dy gjëra tek vetja që nuk i pëlqejnë aq, e për gjoksin shumë do thoshin ‘sa me fat është’, por vetë ajo nuk ndihet kështu.