Bafte Shala ka surprizuar me deklaratën ndaj Taynës. Shala, e cila ka treguar se reperja është vajza e xhaxhait të saj, është shprehur se nuk ka marrë mbështetjen e saj për t’u bërë pjesë e muzikës. Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një interviste për televizionin T7.
“Doruntinën e kam familjare, është vajza e xhaxhait tim. Kam raport të pastër familjar me to, mirëpo mbështetje nuk kam pas. Jam një tip që gjithçka kam qejf me e arrit me forcat e mia. Normal, këshillat janë të nevojshme për çdo njeri”, ka deklaruar ajo.
E pyetur nëse ka marrë ndonjë këshillë nga Tayna sa i përket industrisë së muzikës, Shala është përgjigjur se kjo nuk ka ndodhur. “Jo, ajo jo, por nga kolegë të ndryshëm po”, ka deklaruar ajo. Kujtojmë që projekti më i fundit i Baftes është “Hala t’du”.