“Të do më thanë”, Jasmina tregon publikisht sjelljen e “dhunshme” të Andit (FOTO LAJM)

Konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me fansat foto e video të shumta, ku shfaqet së bashku me konkurrentët e tjerë.

Por fotot më të shumta i ka me Andin, për të cilin ka treguar që në fillim se ka një pëlqim ndaj tij. Madje edhe ai ka deklaruar para disa kohësh se për momentin është në emision vetëm për të.

Sot Jasmina ka postuar në “Instastory” disa foto ku shfaqet me Andin dhe në to shkruan: “Ca ki. Tu bo kot si t’mirë”.

Ndërsa në njërën ku Andi shfaqet duke ngacmuar Jasminën, ajo shkruan me humor: “Të do më thanë. Kujdeset për ty më thanë. Ai të trajton mirë më thanë”.


Shtuar 16.03.2021 09:52