Kokainë dhe armë të ftohta, arrestohen 6 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi A. Ç., 33 vjeç është arrestuar pasi  gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K., 55 vjeç, A. I., 37 vjeç, S. Sh., 51 vjeç dhe A. V., 46 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.03.2021 09:57

Tags: