Surprizë nga Dafina Zeqiri, sjell pjesën e dytë të një prej hiteve të saj (VIDEO)

Dafina Zeqiri di si t’i surprizojë fansat! Në dhjetor të 2019-ës, diva e muzikes shqiptare publikoi “Vuj vuj vuj”, një këngë që u përqafua menjëherë nga fansat e saj e që sot numëron mbi 23 milionë klikime në Youtube.

Ndërkohë që jemi në muajin maj, këngëtarja kosovare e ka gati hitin e verës dhe është pjesa e 2 e “VVV”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në Instagram pak orë më parë.

Teksa na uron një fundjavë të bekuar, ajo ka publikuar një video gazmore me ekipin e saj në varkë duke performuar me gishta një kërcim.

“Mirëmëngjes, sapo mbaruam projektin tonë të radhës. VVV pjesa e 2,” shkruan ndër të tjera Duffy.

Jemi të sigurt që “Vuj vuj vuj 2” do të jetë një hit dhe kjo s’ka dyshim!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZE? (@dafina.zeqiri)


Shtuar 7.05.2021 16:08