Rita Ora gjatë lançimit të mini albumit të saj, u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.
Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e punuar nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.
Ndërsa së fundmi pas suksesit të mini-albumit ajo ka vendosur t`i befasojë fansat e saj edhe me një surprizë.
Rita ka bërë një marrëveshje me Spotify që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.
Mini-albumi po pëlqehet mjaft shumë dhe Rita u shpreh se sot ajo ka 2 arsye për të festuar.
Rita u shpreh se arsyeja e parë është kënga e saj e famshme “Hoë ëe do” e cila sot mbush 9 vjeç, gjithashtu u shpreh se ishte një moment epik për të, në jetën e saj dhe ndryshoi gjithçka përgjithmonë!”.
Ndërsa arsyeja e dytë ishte se “Bang” tashmë ka arritur 20 milionë klikime në platformën “Spotify’.
“Unë jam përgjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rita./albeu.com/