Për të gjithë ata që janë lidhur aq shumë me shtëpinë e Big Brother Vip dhe banorët, sa kanë menduar ç’do bëjnë pas përfundimit të spektaklit Sara Hoxha ka përgjigjen.
Do të shihni post Big Brother! Në një lidhje të drejtpërdrejt me edicionin informativ, shumë pak para transmetimit të spektaklit të natës finale, Sara tha se do të ketë tre puntata post Big Brother.
Me siguri emocionet e 136 ditëve do të kenë nevojë të komentohen gjatë. Për më tepër edhe momentet e bukura apo debatet mes banorëve meritojnë vëmendje maksimale.