“S’mund të largohem në kohë krize”, Goldi Halili tregon arsyen pse s’u bë pjesë e BBV

23 VIP-a ndodhen brenda shtëpisë më të famshme të Big Brother Vip, ndërkohë publiku do donte dhe shumë figura të tjera të njohura të bëheshin pjesë e këtij formati.

Një prej tyre është dhe Goldi Halili, vajza e Presidentit të Tiranës, njëherësh dhe drejtoresha e PR pranë këtij klubi.

Në rrjetin e saj në “Instagram” Goldi s’i ka shpëtuar pyetjes e cila ka qarkulluar më shpesh përgjatë muajve të fundit: Pse nuk futesh në Big Brother Vip? Me elokuencën tënde do bëje spektakël.

Teksa e falenderon personin që i ka bërë pyetjen, ajo thekson se nuk është momenti që të largohet në një periudhë kur Tirana ndodhet në krizë.

“Faleminderit! E vlerësoj! “Jeta Jashtë” momentalisht po i shëmbëllen shumë lojës që kemi dëshmuar prej disa sezonesh tashmë aty brenda, ndaj në këtë kohë krize morale që po përjetojmë kam ende misione për të përmbushur këtu ku jam”, shkruan Goldi, e cila më pas nuk nguron të tregojë dhe vlerësimin e saj për moderatorin e këtij sezoni në Big Brother, Ledion Licon.

“Ndërkohë, unë jam mbërthyer nga moderimi i këtij sezoni!” shton ndër të tjera.


Shtuar 17.01.2024 22:34