Theu krahun, Einxhel largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Një moment të vështirë ka kaluar Einxhel në shtëpinë e Big Brother, ku pas një incidenti ka lënduar krahu.

Duke luajtur ajo është rrëzuar dhe menjëherë tha se ka thyer krahu.

Duket se dhimbjet për prezantuesen kanë qenë të forta, aq sa e kanë detyruar të lërë shtëpinë e Big Brother. Banorja është larguar për të marrë ndihmë të specializuar dhe do të rikthehet sërish në shtëpi, për të vijuar lojën e saj.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhet në njoftimin e shperndare nga Big Brother.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 28.01.2022 12:01