Dita sot në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me debate. Romeo dhe Egla janë përplasur sërish pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë darkës aktorja e pyeti aktorin se pse është i mërzitur, ndërsa ai i ka thënë që ndihet keq për vëllain e tij, Donald Veshaj dhe Bora Zemanin, sepse janë përfshirë në debatet që ai ka pasur me Eglën në shtëpi.
Pjesë nga debati:
Egla: Pse çfarë doje të bëje? E pra ishte nevoja jote për të sjellë vëllain tënd për më dhënë përgjigje, meqë s’paske qenë i mërzitur
Romeo: Ta thashë dhe ta argumentova
Egla: S’më plas të sjellë Donaldin në këtë format për të ekzistuar
Romeo: Shpërlaje pak gojën
Egla: Jo nuk e shpërlaj. Kë ofendon?
Romeo: Nuk më intereson thuaj. Je një zonjë që përdor fjalën për të 25 vite.
Egla: Nuk më plas fare për të sjellë Donaldin në këtë shtëpi për të ekzistuar
Romeo: Vazhdo moj
Egla: Më lë mua të gaboj