Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i ka kërkuar edhe një herë kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, që të caktojë seancën ku do të votohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
Të lidhura
None found
“Jemi në pritje të thirrjes së seancës. Haxhiut ia kemi përcjellë kërkesën që ta caktojë atë. Synimi ynë është që ligji të miratohet në lexim të dytë, ndaj u bëj thirrje deputetëve të jenë të pranishëm në Kuvend dhe ta votojnë. Gjithashtu, i kërkoj Qeverisë të mos ndërmarrë veprime që e rrisin tensionin në situatë”, deklaroi Hamza.
Sipas tij, zhvillimet lidhur me presidentin përkojnë rastësisht me afatin e fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit. Hamza tha se do të ishte e dobishme të arrihej një marrëveshje për të shmangur zgjedhjet, por nënvizoi se kjo çështje është e veçuar nga ligji.
“Rasti i presidentit është koincidencë, ashtu siç është koincidencë edhe fakti që sot përfundon afati për zgjedhjen e tij. Do të ishte mirë të arrinim marrëveshje për të mos shkuar në zgjedhje. Kjo është një temë tjetër. Nuk kemi çfarë të takohemi me askënd para se ligji të miratohet në lexim të dytë”, shtoi ai.
Hamza bëri të ditur se kërkesa për seancë është nënshkruar nga 22 deputetë të PDK-së dhe 7 të Aleancës. Për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nevojiten gjithsej 40 nënshkrime.
