Po, po e keni lexuar mirë titullin! Donald dhe Romeo Veshaj kanë gati një projekt të ri muzikor, i cili është bashkëpunim. Vëllezërit aktorë kanë ndarë në Instagram një pjesë të videoklipit, këngën e së cilës e kanë realizuar me Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Yjet e “Binjakët” kanë bërë të ditur në rrjetin social se xhirimet kanë përfunduar dhe projekti është gati. Ende s’e dimë si do të titullohet kënga, por presim ta mësojmë sa më shpejt.
Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, një pjesë e klipit është xhiruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra seksi. Pra, pritet diçka “të nxehtë”, fiks për stinën e verës.
View this post on Instagram
Kujtojmë se tre vite më parë, Romeo dhe Donaldi sollën një projekt muzikor shumë gazmor, të titulluar “Në të SMS”. Binjakët ‘debutuan’ në muzikë me nofkat “Montana” dhe “Montanella”, sipas roleve që asokohe kishin në aktrim, pra kjo nuk është hera e parë që ata vijnë me një videoklip!