4 arrestime në Lezhë: 45-vjeçari i dënuar më parë për vrasje nuk zë mend, dhunon të vëllanë

4 persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, për vepra të ndryshme penale. Në mesin e të arrestuarve është dhe një 45-vjeçar, i dënuar më herët për vrasje, i cili i ka hyrë në banesë dhe ka dhunuar vëllanë e tij.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues Rreth i Epërm, Mirditë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, Shëngjin, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 9.08.2021 09:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş