Një nga enigmat e fundit e bukurisë: si ta mbajmë lëkurën të mbrojtur nga rrezet e diellit ultraviolet, pa prishur grimin. Çfarë të bëni?
Përpara se të hiqni grimin, dijeni se nuk keni nevojë që ta bëni këtë për të mbrojtur lëkurën tuaj.
Sipas Erica Marie Gatt, estetiste në Los Angeles, shumë njerëz e shmangin kremin kundër diellit për fytyrën nga frika se mos prishin grimin. Por, kjo mund të çojë në djegie nga dielli dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës apo hiperpegmentim, ndaj nëse doni disa këshilla sipas ekspertes, ja ku janë!
Përdorni SPF pluhur
Çfarë e mbron lëkurën tuaj, thith yndyrën e tepërt dhe funksionon në të gjitha llojet e fondatinës (përfshirë pluhurat dhe kremrat)? Pluhurat mineralë SPF! Duke përdorur këtë lloj mbrojtjeje, ju i keni bërë një shërbim të mirë lëkurës suaj, sidomos në verë, shkruan Pop Sugar.
Rifreskojeni fytyrën me SPF spay
Së pari, Gatt sugjeron aplikimin e kremit të diellit përpara çdo grimi si një shtresë bazë. Pas kësaj, spërkatjet me SPF janë një mënyrë e përshtatshme dhe e dobishme për funksionin mbrojtës të SPF-së. Ato janë një gjetje fantastike për gocat që kanë lëkurë të thatë, pasi mund ta freskojnë atë dhe të rregullojnë nivelet e lagështisë gjatë gjithë ditës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe zgjidhni SPF në formë spreji, si fillim përdorni një pecetë të thatë për ta fshirë dhe më pas veproni me produktin.
Përdorni faktorë mbrojtës nga dielli
Faktori mbrojtës mund të aplikohet në pjesën e pasme të dorës dhe më pas të lyhet në lëkurë me gishta të pastër. Kjo metodë është ideale për ditët ose rastet pa fondatinë kur keni një nuancë të pastër lëkure, citon Anabel.
Provoni metodën e shtypjes
Nëse jeni duke kërkuar të përforconi efekti ne kremit mbrojtës kundër diellit, përdorni metodën e shtypjes. Aplikojeni kremin në lëkurë duke përdorur gishtat dhe duke e shtypur atë në lëkurë, për një përhapje për të mirë, por njëherësh për të mos lejuar edhe bllokimin e poreve.