Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme. Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anë e mbanë botës.
“Terra World” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për Instagramin, nga muaji qershor deri në korrik. Ylli Limani shihet se ka fituar tre pozicione në Instagram, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’. Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend.
I treti në listë renditet Ledri Vula i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione. Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj e cila e cila ka fituar 16 pozicione. Më pas lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdiun, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën.
Kjo e fundit edhe pse renditet e 15-a, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenit ‘trend’ me 114 për qind. Si duket lajmet e vazhdueshme për shtatzëninë kanë rritur kuriozitetin e ndjekësve dhe kanë kthyer llogarinë e saj në trend.
Shihet se rënie ka patur Bora Zemani, Noizy, Kida dhe Trejsi.