Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet e reja, por shumë të pëlqyra të showbiz-it, ndërkohë që po ashtu janë edhe një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën, kujtojmë bashkëpunimin e tyre të pak kohëve më parë. Olsi sigurisht pëlqehet për natyrën e sinqertë dhe humorin që ka, ndërkohë që duhet thënë se edhe Egli është mjaft e drejtërdrejtë, madje këtë e ka treguar edhe nga rubrika e fundit me pyetje në Instagram, ku ka shkuar kuriozitetin e shumë ndjekësve, për shumë gjëra.
Aq e drejtërdrejtë është Egli sa i është përgjigjur në këtë rubrikë edhe një prej pyetejeve “më të vëshitra në botë”, pikërisht: Si ja del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit. Po ashtu edhe disa pyetjeve bonus si:Po të mbash marrëdhënien me ta. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?
Përgjigja e saj është e thjeshtë:
“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”
Pra, secili në shtëpinë ju jetojnë të gjithë e di pozicionin e tij dhe jetojnë të lumtur e të gëzuar. Besojmë…
Ndërkohë, Egli është pyetur edhe për shfaqjet e pakta në publik apo në rrjetet sociale së fundmi me partnerin e saj, nëse ka pasur dicka mes tyre ose cila ka qenë arsyeja pse nuk dain më me njëri-tjetrin. Arsyeja nuk është aspak një zënkë, por projekti momental i Olsit, i cili po xhiron një film me Nik Xhelilajn, të cilin partnerja e tij e quan “punë kolosale”.